April 26, 2024
Kolumna

Prej sot e tutje, dasmat e ahengjet, organizohen në spitale në vend të restauranteve

Zumri Emrullai
Prej sot e tutje, dasmat e ahengjet, organizohen në spitale në vend të restauranteve e diskotekave,
Pa ftesa, hyrja pa pagesë për të gjithë ata që kanë fatin të kenë një vend.
Në vendin shumë këngëtarëve, ushton zëri i oksigjenoterapisë dhe monitorëve e aparaturave.
Pa shpenzime për veshje të shtrenjta se ka qarqafë spitali.
Për frizura dhe grim s’ka nevojë se flokët do katandisen nga djersët e pamundësia e pastrimit.
Në vend të limuzinave e veturave, kujdesen autoambulancat bile me një sirenë që të gjithë do us lirojnë gjithë rrugën deri tek spitali pa marrë parasysh kolonat e gjata.
Shërbimin e keni pa pagesë nga stafi stërlodhur, i zhgënjyer dhe pushim të pashfrytëzuar.
Mungesë stafi e shërbime të shumta.
Pa vende pune, paga të ulëta e zgjedhje të shpeshta.

Vaksina plot e shumica të pavaksinuar.

Kolaps i vërtetë për të gjithë ata që e dinë.

Zoti na ndihmoftë!!!!!!!!!
————————————-