Kosovë

Pozhari: Kosova nuk është nxitëse e zhvillimeve në veri

Analisti politik Xhevdet Pozhari, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se edhe në të kaluarën ka patur përpjekje të futet në kontroll veriu i Kosovës, por se numrat nuk kanë qenë dhe çdoherë është lëkundur ndonjë partner. Pozhari tha se tani Kurti i ka numrat.
“Kurti e ka ruajtur një konsistencë të qëndrimeve të tij, ndërsa faktoi ndërkombëtar e obligon që të zbatojë marrëveshjet e nënshkruara më parë”, tha Pozhari.
Pozhari tha se pamjet janë të qarta se kush po bën nxitje, dhe se kjo nuk është Kosova.