May 8, 2024
KosovëMaqedoni

Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

Komuna e Prishtinës organizon homazhe me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së:

08:45 – Homazhe te Varrezat e Dëshmorëve (Velani)

09:10 – Homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti (Sheshi “Zahir Pajaziti”)

10:00 – Homazhe në Prekaz (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe me kryeministrin, Albin Kurti bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, me rastin e 26 vjetorit të Epopesë së UÇK-së. (Kompleki Memorial “Adem Jashari”, Prekaz, ora 10:00)

Komuna e Shtimës organizon homazhe në Kompleksi Memorial “Adem Jashari. (Prekaz, ora 10:00)

Instituti INDEP në bashkëpunim me Këshillin e Zhvillimit të Qëndrueshëm i mbështetur nga Raiffeisen Bank po organizon edicionin e tretë të Forumit të OZhQ-ve, ku do të diskutohen zotimet e ndërmarra nga Qeveria në mbledhjen e fundit të Kombeve të Bashkuara, sfidat dhe mundësitë për t’u arritur këto objektiva deri në vitin 2030. (Hotel Sirius, ora 10:00).