Maqedoni

“Pomllad sotabotnikat” struktura më besnike partiake, sivjet do i “avancojnë”!

Punëtorët shqiptarë të administratës konsiderohen vite ne me radhë si struktura më militante partiake. Një hulumtim i berë tregon se ata që janë avancuar më pak janë politikisht më besnikë dhe kryesisht punojnë si bashkëpunëtorë të rinj, me paga minimale. Mirëpo shpeshherë prezantohen si “pomllad sorabotnika”, ndoshta për shkak se u tingëllon si ndonjë titull më i lartë në kierarki.
Këtë dukuri e ka komentuar edhe aktivisti dhe opinionisti, Hasim Memishi Sopi, duke përdorë dialektin e Tetovës.

“Burri 45 vjet, krietarin n’cover, krietarin n’story, ni foto t’krietarit n’kuletër, n’wallpaper krietarin e degës!
Kur e pajta ku punon?
Tha: “pomllad sorabotnik” prej n’2004, amo mduket simjet dëm avancojnë!”, ka shkruar Sopi në Facebook.

Shumë prej tyre nuk avancohen deri në pension, sepse vlerësohet se avancimi ua humb vullnetin militantesk partiak.