May 12, 2024
Maqedoni

Bekteshi: Ulen çmimet e ushqimit dhe derivateve – në radhë transporti!

CMIMET E TRANSPORTIT KOMPETENCË E MINISTRISË PËR TRANSPORT DHE LIDHJE

Gjatë dy ditëve të kaluara, Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, përmes postimeve në Facebook, njoftonte se vendi ynë është lider në rajon sa I përket çmimeve të produkteve ushqimore, por edhe derivateve të naftës, njofton KlanM.

Sot ai përmes një press-konference konfirmoi këto pohime dhe tha se si vend duhet të jemi krenar.

“Për vetëm një muaj, harxhimet jetësore për ushqim dhe pije janë ulur për 5.2%. RMV ka cmimet më të lira në rajon për ushqimet dhe derivatet e naftës. Edhepse cmimet e derivateve janë të bursës, Qeveria kishte hapësirë që me përqëindje të konstatojë dhe të ndikojë ndaj cmimeve sic janë dogana, TVSH-ja dhe të dhënat tjera” – tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Ministri I Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sic njofton KlanM, pajtohet se gjatë periudhës së kaluar në mënyrë të ndjeshme janë ukur cmimet e derivateve të naftës, që do të thotë se ka ardhur koha dh shërbimet e taksive dhe transporti ndërurban I autobusëve t`i ulin çmimet e tarifave të tyre.

Sipas tij, për krijimin e politikës së cmimeve në këtë veprimtari, kompetente është Ministria për Transport dhe Lidhje. /KlanMacedonia/