May 5, 2024
Maqedoni

Bastisje në Kondovë të Shkupit! Gjenden drogë, armë dhe plumba

MPB njofton se mëngjesin e sotëm gjatë bastisjeve në Kondovë të Shkupit është arrestuar 31-vjeçari R.S. nga ky fshat, përcjell TV21.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, të kryer me vendim gjykate, i janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë, një pushkë automatike, disa fishekë për një automatik dhe tetë saksi me rrënjë të zhvilluara të kanabis sativa”, shtojnë nga MPB.