May 7, 2024
Kolumna

Politikanët të zbatojnë parime dhe praktika republikane të qeverisjes

Ejup Berisha

Nuk duhet të jeshë President Republike, Kryeministër Qeverie dhe Kryetar Kuvendi për ti bërë të lumtur njerëzit apo me fjalorin bashkëkohor për ti gëzuar qytetarët . Por edhe nëse jeni njëri prej këtyre funkcionarëve të lartë është mirë të tentoni që ti bëni të lumtur e të gëzuar njerëzit-qytetarët.A e dini pse sepse kjo nuk kushton shumë apo edhe nëse kushton paratë, mjetet dhe resurset për t’ua siguruar lumturinë dhe gëzimin qytetarëve në shtet nuk i jep vet prej xhepit të tij as Presidenti i Republikës, as Kryeministri, e as Kryetari i Kuvendit, por këto mjete janë të buxhetit të shtetit.

Për ta bërë këtë që u tha më lartë tre funkcionarët e lartë shtetëror duhet të jenë të edukuar, e të ngritur moralisht dhe politikisht me qëllim që këta ta favorizojnë realizimin e interesit të përgjithshëm në shtet, në vend se ta favoriozojë interesin individual apo dhe atë të grupit/eve të veçanta që sillen rreth tyre. Deri para disa vitesh mendohej se nevojë për lumturi kanë më së shumti vetëmse përfaqsusesit e gjeneratave më të reja të popullsisë por me kalimin e kohës u kuptua se për lumturi si duket kanë nevojë të gjithë njerëzit-lexo qytetarët pa marrë parasyshë gjininë dhe moshën e tyre. Dhe nëse ndonjë njeri i afrohet një politikani dhe prej tij kërkon që ti thotë ndonjë fjalë të bukur apo dhe maxhike ky duhet atij shkurt ti thotë Mos u brengos e mos u shqetëso se jo vetëm ty por të gjithë njerëzit- qytetarët unë do ti bëj të lumtur dhe të gëzuar, deri sa të jemë në pozitën më të lartë politike. Parimet Republikane të qeverisjes thonë se qytetarët kanë të drejtë të qeverisin. Por duke e pasur parasyshë faktin se këta nuk i posedojnë njohuritë, aftësitë dhe mundësitë e duhura që vetë të qeverisin të njëjtët në pushtet i zgjedhin përfaqsuesit e tyre me qëllim që ata ti përfaqsojnë dhe ti shërbejnë realizimit të interesave, kërkesave dhe nevojave të tyre si qytetarë. Kjo gjë dëshmon se krahas pushtetit që e posedojnë politikanët si përfaqsues të pushtetit në shtet ata duhet të posedojnë edhe cilësi, virtyte morale dhe edukatë njerëzore.

Themeluesit e SHBA-ve kanë vlersuar se virtytet qytetare u duhen politikanëve me qëllim që këta të qeverisin mirë dhe drejtë me pushtetin dhe me qytetarët. Parimet republikane kërkojnë nga ata që qeverisin me vendin që këta të jenë shembull i qeverisjes së mirë. Këto vlera republikane kanë qenë pjesë e zakoneve dhe të traditave të njerëzve. Te ne psh politikanët e llogarisin veten si ithtarë të parimeve republikane por kur të njëjtët bëhen pjesë aktive e politikës këta zbatojnë parime aristokratike të qeverisjes- sundimit me shtetin dhe me qytetarët. Parimi demokratik dhe parimi aristokratik i qeverisjes-lexo sundimit janë skajshmërisht kundërthënës njëri me tjetrin edhe pse ato këtu te ne gatise nuk dallojnë nga njëri tjetri. Në Demokraci përfaqsuesit politik zgjidhen nga qytetarët për një periudhë të caktuar kohore dhe këta për veprimet dhe sjelljet e tyre në pushtet bartin përgjigjsi apo pushteti i tyre duhet ti nënshtrohet kontrollit në përputhje me parimet dhe me rregullat demokratike. Në demokraci pushtetarët duhet të jenë më human ndërsa në sistemet aristokratike pushtetarët janë më agresiv dhe më arrogant. Edhe në shtetet me demokraci të dobët nuk mungon arroganca dhe agresiviteti i politikanëve edhe pse këta pushtetin nuk e marrin rastësishtë por atë këta e fitojnë, këta atë nuk e kanë dhuratë nga Perendia e as trashëgim nga familjet e tyre por të njëjtët atë duhet ta fitojnë. Në sistemet Demokratike pushteti fitohet në zgjedhje dhe egziston një rregull e ai është se ata që e sigurojnë votën nuk është mirë të hidhërohen e as të nënvlersohenpor politikanët duhet tua dinë vlerën dhe rëndësinë zgjedhësve të tyre. P.sh pse Presidenti i Republikës, Kryeministri dhe Kryeparlamentari për bashkpunëtorë më të ngushtë në Kabinetet e tyre nuk i emërojnë artistët. Psh aktorët e filmit teatrit, vizatuesit e piktorët, shkrimtarët dhe poetët. Thuhet se ata që merren me art dhe krijojnë gjëra të bukura jo vetëm për vete por edhe për të tjerët të njëjtët dinë të gëzojnë dhe të lumturojnë njerëz.

Pse i përmenda artistët? Sepse këta janë krijues e ata që dinë të krijojnë gjëra dhe vepra të bukura ata dinë edhe ti kanalizojnë të mirat e gjërave që i krijojnë vetë jo vetëm për vete por edhe për të gjithë të tjerët. Ose nëse këta duhet të angazhojnë njerëz për mbarvajtjen e punëve të tyre atëher të njëjtët duhet të angazhojnë edhe Politolog.Këta u duhen politikanëve për këshilltar e jo teneqepunuesit apo dhe analfabetët që i angazhojnë politikanët si këshilltarë të tyre. Porosia e ime me këtë shkrim është se politika e ashpërsuar dhe agresive që është prezente viteve të fundit jo vetëm në skenën politike vendore por dhe më gjërë në atë rajonale dhe ndërkombëtare duhet të zbutet dhe të humanizohet apo e njejta duhet të afrohet më shumë me qytetarët dhe të jetë në shërbim të tyre. Demokrat me mendësi aristokratike nuk i duhen politikës dhe qytetarëve sepse këta të fundit kanë pjesmarrje direkte në krijimin e pozicioneve në politikë dhe të institucioneve politike. Nuk mundet një politikan i cili kërkon vota për të siguruar legjitimitet për vete në skenën politike i njëjti pastaj të sillet me arrogancë dhe me mosrespekt ndaj qytetarëve bartësve të sovranitetit shtetëror. Kjo e imponon nevojën që politikanët ti zbatojnë parimet, praktikat dhe traditat republikane të qeverisjes e jo ti përfillin dhe ti zbatojnë parimet aristokratike të qeverisjes-lexo të sundimit. Në sistemet aristokratike pushteti është i personalizuar ndërsa në sistemet demokratike pushteti duhet të veproj më gjërë pasiqë ai nuk i takon një individi apo dhe një grupacioni të ngushtë të njerëzve por i njëjti i takon shumicës së qytetarëve. Duke u bazur në këtë që u tha më lartë Zgjedhjet dhe procesi demokratik politik nuk duhet të jenë vetëm një ritual që mbahen dhe zbatohen shkel e shko apo dhe për tu përsëritur në periudha të caktuara kohore por ato janë procese dhe akte që e mundësojnë realizimin e dy supozimeve kryesore të demokracisë e ato janë: 1.Se askush në pushtet nuk vjen rastësisht, dhe 2.Se askush prej atyre të angazhuarve në politikë nuk guxon të mendoj se është më i miri dhe më i pagabueshmi. Prandaj politikanët i ftoj jo vetëm që tërë kohës ti përsërisin parimet dhe praktikat republikane të qeverisjes dhe të sjelljes por këta duhet të bëjnë përpjekje që edhe ti zbatojnë të njëjtat në praktikë.