Politika e keqe të quhet politikë “jo e mirë”
Shkruan: Ejup Berisha
Nismë e imja personale e cila i përket vlersimit dhe emertimit të politikës si aktivitet shoqëror dhe njerëzor e cila në shtetet më pak të zhvilluara apo dhe në ato në zhvillim e sipër është shumë thellë e involvuar në jetët e njerëzve.Një fat i tillë në thonjëza na ndjek edhe ne pra politika këtu është gjellë kryesore ushqimi ditë e natë e natë e ditë. Këtë veprimtari shumë të rëndësishme shoqërore e kamë fjalën për atë që në të shumtën e rasteve sot zhvillohet jo në favorin por në disfavorin e qytetarëve, jo në të mirën por në të keqen e tyre, pra ajo që njihet si politikë e keqe tani e tutje propozoj që të riemrohet në politikë jo të mirë. Këtë nismë e ngris me qëllim që mos të na hidhërohen politikanët si persona të angazhuar drejtpërdrejtë dhe aktivisht në politikë. Kjo është tregues se unë si qytetarë mbaj llogari për ndjenjat dhe gjendjen emocionale të politikanëve apo për dinjitetin dhe moralin e tyre anise ata nuk mbajnë fare llogari për asgjë kur bëhet fjalë për ne qytetarët. Duhet medoemos të theksohet se në fillimet e ambicjeve të tyre politike kandidatët për politikanë kryesishtë varen nga votat e qytetarëve, kështu këta investojnë që politikanët të pajisen me besim i cili për ta është bazë që të shëndrrohet në mundësi veprimi apo dhe e cila me futjen e tyre në politikë transformohet në forcë apo në gjënë e cila me fjalorin politik njihet si legjitimitet. Dhe e gjithë kjo e mirë e cila u ofrohet politikanëve në vend se tu kthehet me të mira dhe me përfitime qytetarëve ajo të njëjtëve u kthehet me të këqija, me humbje dhe me hidhërime. Kështu individët me ambicje politike kur ta fitojnë besimin mundësinë apo forcën më konkretisht përkrahjen me tu bërë pjesë e politikës për vete i sigurojnë të gjitha të mirat dhe përfitimet materiale dhe shoqërore e qytetarët më meritorët për këto gjëra që i fitojnë politikanët kthehen në lypsar bile edhe në persona shumë të urryer te politikanët. Pra qytetarët pas zgjedhjeve për politikanët apo në sytë e tyre janë kategoria më e papëlqyeshme e njerëzve e cila duhet jo vetëmse të anashkalohet por edhe në të gjitha mundësitë edhe të luftohet. Në historinë politike nuk janë të panjohura luftërat ndaj individëve që i kanë sjellur në politikë apo në pushtet politikanët. Këta të fundit fillojnë një betejë të pakuptimtë ndaj atyre që kanë kontribuar më së shumti për ta në politikë më konkretishtë ndaj qytetarëve. Kjo është një mosmirnjohje e skajshme e politikanëve ndaj kontributit të qytetarëve për të mirat dhe mirqenien e tyre që e kanë prej kohës kur bëhen pjesë e politikës. Pra qytetarët politikanëve u falin pushtet e me këtë edhe mundësi që këta të përparojnë dhe të sigurohen në të gjitha mënyrat në jetën e tyre e politikanët qytetarëve u falin varfëri dhe mvarshmëri nga vullneti apo dhe nga mëshira e tyre. Kjo sjellje e politikanëve në raport me ata që I kanë sjellë në politikë njihet si tradhëti shumë e rëndë. Prandaj gjatë përzgjedhjes së njerëzve që kanë ambicje që të bëhen pjesë e politikës qytetarët duhet të dinë që ta bëjnë përzgjedhjen e duhur dhe meritore të tyre. Kështu këta duhet të mos votojnë për ata individ që i poshtërojnë anashkalojnë dhe luftojnë por për ata që janë mirnjohës i çmojnë dhe i respektojnë qytetarët. Prandaj në vend që të zbatohen politika jo të mira le të zbatohen politikat e mira, kjo do tu ndihmonte qytetarëve që të ndjehen të qetë, të sigurtë dhe të lumtur.