April 29, 2024
Kolumna

Ministrja këmbëngulë në reforma, refuzon çdo ide tjetër

Gjatë 4-5 muaj të këtij viti që nga momenti kur u inicua dhe u publikua projekt koncepti i
reformës së arsimit fillor në RMV, ministrja me këmbëngulsi punon për realizimin e konceptit bashk me digjitalizimin e teksteve shkollore. Por kjo shkaktoi shqetësime te një masë e madhe e prindërve, mësuesve e nxënësve dhe nga ana tjetër ndodhi mospërfillja e tyre nga ministrja.

Këtu u shpreh një padurim demokratik nga ana e të dy palëve.
1.Premisat
1.Reformat në arsim nuk kryhen me rivalitet, armiqësi dhe refuzim.
2.Reforma pa një përmbajtje domethënëse mund të jetë vetëm një melodi.
3.Reformat në arsim kërkojnë pajtueshmëri përndryshe ka gjasa të dështojnë.
4.Ekziston një ndryshim i madh midis trajnimit e stërvitjes dhe përgatitjes për realizimin e
proceseve reformuese.

2.Qasjet dhe aspektet
Dhe megjithëse problemet vazhdojnë të mbeten dhe nuk ka gjasa për ndalesën e reformave, sipas shumë mendimeve me këtë ministrja vazhdon me argumentimin e saj se reforma do të ndodh dhe përgatitjet janë në proces të përfundimit. Kjo tregon se reputacioni i ministres është ngritur në një shkallë të jashtëzakonshme. Interesat e një pjese të qytetarëve nuk diskutohen dhe nuk pranohen, madje as që ulet të bisedoj me ta. Kjo na vë në dyshim nëse demokracia në shoqërinë tonë funksionon dhe se modeli që është i pranishëm tregon një mospërfillje.

Unë mendoj se angazhimi i ministres për reformën arsimore kërkon ndërtimin e aleancës
dhe kërkimin e zgjidhjeve të pranueshme. Reforma arsimore ka një rrugë të gjatë dhe për ta vendosur besimin te kundërshtarët për të hequr luhatjet e mundshme. Megjithkëtë ministrja nuk ka hequr drorë nga koncepti reformues. Edhe pse ajo mund të jetë e paqëndrueshme për shumë arsye.

Kundërshtitë apo kundërthëniet mes ministres së arsimit dhe grupit që shprehin pakënaqësi me reformat e propozuara veçanërisht të digjitalizimit të librave shkollor mund të shpjegohen pjesërisht nga tiparet e personalitetit të ministres dhe kualifikimit profesional të saj e të grupit kundërshtues. Nga ana tjetër, ministren nuk e shohë si të rrezikshme por si kryeneçe. Por hendeku i perceptimit të reformës midis ministres dhe grupit kundërshtues ka të bëj edhe me politikën, politizimin dhe partizimin e reformës dhe të arsimit.

2
Reforma duhet të jetë marëveshje dhe përpjekje për të ndërtuar vizion arsimor e jo murr
ndarës mes institucioneve dhe qytetarëve. Është gabim që ministrja nuk i trajton kërkesat e qytetarëve të cilët shprehin pakënaqësi me proceset reformuese në arsim, të cilat lidhen
drejtpërdrejt me mënyrën se si reagojnë ndaj refuzimit. Pyetjen që duhet ta shtron ministrja është: Si ti përgjigjet refuzimit? Çfarë bëjnë qytetarët kur refuzohen? Këtu më e rëndësishmja është mungesa e vlerësimit. Kur mungon vlerësimi, atëherë ndodh përgjigjja me forcë ndaj refuzimit, sikur të jetë një kërcënim. Pra nga aspekti i komunikimit flasim për ashpërsi e paparë dhe shansi shumë më i madh për t’i refuzuar. Dhe kjo më tej, me siguri do ta vështirëson realizimin e reformës.

Qasja më shumëplanëshe e ministres ndaj reformës dhe politikës arsimore përfshi edhe
digjitalizimin e teksteve shkollore ndihmon gjithashtu në ngritjen e rolit të arsimit. Por mendoj se këto kërkesa janë shtruar herret. Prandaj reforma do të jetë e suksesshme nëse mbështetet në parimet e bashkëpunimit me të gjithë institucionet, përndryshe do të mbeten dyshimet në lidhje me besueshmërinë e reformës.

Dhe për këtë çështje ka një mospërputhje të madhe për arsye se injorohet një pjesë e madhe e qytetarëve. Pra është e arsyeshme që ministrja të marrë parasysh edhe interesat dhe kërkesat e qytetarëve. Sjellja sa pak kryeneçe e ministres, sikur në kohën e regjimit totalitar, e cila mendon se është më e mira dhe vetëm ajo ka të drejtë, thjesht po ia forcon besimin se të tjerët nuk dinë, nuk e respekton mendimin ndryshe, nuk dëshiron ta socializoj mendimin dhe kërkesat, në vend që të ketë më shumë siguri, që do të thotë rezultat i synuar. Përveç të tjerash, kjo këmbëngulsi e saj krijon edhe probleme të nxehta sociale.

Reforma për të qenë e suksesshme këkon të organizohet një tubim shkencor apo një aleancë pedagogjike, e cila do të siguronte një besim dhe ky tubim duhet të reflektojë dhe të shqyrtoj mangësit dhe përparësitë e reformës së propozuar. Pra është e nevojshme një debat me shoqërinë qytetare, me qytetarë, me shoqata joqeveritare që merren me problemet e arsimit.

Problemi më I madh, siç duket, ndoshta vjen nga mungesa e mirëkuptimit të nevojshëm mes ministers së arsimit dhe grupit të prindërve “Pa libra s’ka mësim”.

3.Përfundim
Hartuesit dhe inicuesit e reformës arsimore për arsimin fillor duhet të mësojnë më shumë, të kuptojnë më shumë dhe të përmirësojnë veten e bashkë me të edhe konceptin reformues të arsimit.
E lehtë është të futesh në lojën e procesit reformues kur ai rol të ofrohet. Kjo natyrisht ka të bëjë me pjesën profesionale të cilën unë e preferoj. Jo të gjithë konceptin reformues e bëjnë me aftësinë profesionale. Profesionalizmi vlen jo vetëm për reformat, por për gjithçka që kërkojmë.

Procesi reformues i arsmit është proces sfidues i cili kërkon përvojë cilësore dhe horizont të
gjerë provash e qasjesh. Kur jeni i papërvojë në fushën e reformave, nuk mund ta shihni mire pjesën pas prapaskenave.