May 13, 2024
Kosovë

Policit Afrim Bunjaku i kishte vdekur djali para 10 vitesh

Detaje prekëse janë zbuluar për familjen e policit Afrim Bunjaku, i cili mbeti i vdekur teksa ishte në detyrë, ku së bashku me disa nga kolegët e tij, u sulmuan në hyrje të fshatit Bajnskë nga grupe të armatosura serbe. Bunjakut para 10 vitesh i kishte vdekur dhe djali. “Data 10 shtator isha në punë kur mora vesh që djali im Fatlmumi 17-vjeç është aksidentuar. Më thanë që është gjallë dhe është nisur drejt spitalit. Kur arrita afër spitalit pashë që djalI im kishte ndërruar jetë”-kishte thënë Bunjaku.

Vetë Bunjaku në një intervistë që ka dhënë para disa kohësh për mediat, bëri me dije se djali i tij në moshën 17-vjeçare, humbi jetën si pasojë e një aksidenti rrugor. Nëatë periushë ai tregoi dhe mënyrën se si mori vesh lajmin e trishtë.