Në SPB Shkup, sot rreth orës 9:15, M.A. ka raportuar se në një shtëpi në rrugën „Gjurgjin Kokale“, në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit, e ka gjetur nënën e saj, O.A. (76), pa shenja jete.

Ekipi i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ka konstatuar se në trupin e saj kishte shenja të dukshme dhune, nga të cilat dyshohet se ka ardhur edhe vdekja.

Policia po merr masa për zbardhjen e rastit./Lideri

sqShqip