May 1, 2024
Maqedoni

Ndërroi jetë ndërmjetësi amerikan i Marrëveshjes së Ohrit, Xhejms Perdju

Ish-ambasadori amerikan dhe ndërmjetësi i Marrëveshjes së Ohrit, Xhejms Perdju ka ndërruar jetë në moshën 77 vjeçare.

Lajmi është përcjell nga mediat amerikane të cilat kanë njoftuar se Perdju ka ndërruar jetë më 2 qershor, pas një sëmundje, përcjell INA.

Perdju ishte diplomat karriere por edhe anëtar i shërbimit ushtarak për kundërzbulim, që më vonë u kyç në fushën e diplomacisë. Ai ishte ambasador në kohën e administratës së presidentit Bill Klinton dhe më pas Xhorxh Bush.

Ai në Maqedoninë e Veriut ishte i njohur si njëri nga ndërmjetësit e arritjes së Marrëveshjes së Ohrit më 13 gusht 2001, nënshkrimi i të cilit është në këtë marrëveshje që ndaloi konfliktin e vitit 2001 midis forcave ushtarake shtetërore dhe UÇK-së.(INA)