May 3, 2024
Maqedoni

Policia për herë të parë në zgjedhjet lokale do ta sigurojë transportin e materialit zgjedhor

Nëpunësit policor në këto zgjedhjet për herë të parë do ta sigurojnë materialin e besueshëm zgjedhor, mes të cilit do të jenë edhe aparatet për shenjat e gishtave të votuesve. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot në seancë miratoi Rregullore për mënyrën e veprimit të policisë në zgjedhje që është përgatitur në bashkëpunim me MPB-në. Në seancë është miratuar edhe udhëzim për votim të personave të sëmurë dhe të palëvizshëm të cilët do të votojnë sikur edhe deri tani me aplikimin e llambës dhe spërkatësit UV dhe për të cilët nuk do të shfrytëzohen terminalet për leximin e shenjave të gishtave.

“Risi e këtyre zgjedhjeve në këtë Rregullore është që vendoset sigurim i obligueshëm gjatë transportit të materialit zgjedhor nga ana e policisë nga KSHK deri te Këshillat Zgjedhorë dhe anasjelltas. Bëhet fjalë, para se gjithash, për materialin e besueshëm të fletvotimeve dhe Listën zgjedhore, por këtë herë për herë të parë edhe me ndryshimet e ligjit dhe pajisjen teknike për votim për identifikimin e votuesve gjatë votimit përmes shenjave të gishtave. Kjo do të thotë se materiali i besueshëm i tërësishëm rregullohet që të sigurohet në mënyrë të obligueshme, ruajtja dhe transporti nga ana e policisë”, sqaroi anëtari i KSHZ-së, Boris Kondarko.

Gjithashtu, siç tha, përveç kësaj Rregullore sillet edhe formular për thirrje të policisë që do t’u dorëzohet këshillave zgjedhorë. KSHZ në çdo zgjedhje por edhe në këto do të bashkëpunojë me Shtabin Qendror Zgjedhor të MPB-së për zgjedhjet.

KSHZ paralajmëroi, Kondarko, përgatit udhëzime dhe procedura të veçanta për vendosje të pajisjes teknike për leximin e shenjave të gishtave, në lidhje me transportin, ruajtjen, si në vetë hapësirat e KSHZ-së, për të cilën do të parashikohen të gjtiha mbrojtjet e domosdoshme, pastaj në cilën mënyrë do të rregullohet transporti, ruajtja, të dhënat me të cilat do të aplikohet pajisja teknike me qëllim të mbrojtjes së të dhënave personale dhe pajisjes për votim në lidhje me procesin zgjedhor.

Nënkryetarja e KSHZ-së Ditmire Shehu kumtoi se në këto zgjedhje personat e sëmurë dhe të pafuqishëm nuk do të kontrollohen me terminalet për shenjat e gishtave por ata do të votojnë sikur edhe deri tani me llambë dhe spërkatës UV. KSHZ miratoi udhëzim për mënyrën e votimit të këtyre personave dhe kushtet që nevojiten t’i plotësojnë që të mund të votojnë një ditë para zgjedhjeve dhe në shtëpitë e tyre. Kërkesën dhe dokumentet mjekësore ata duhet t’i dorëzojnë në njësitë rajonale dhe zyrat e KSHZ-së ose përmes përfaqësuesit ligjor dhe nëpërmjet rrugës elektronike.

Në zgjedhjet lokale të caktuara për më 17 tetor në vend për herë të parë duhet të shfrytëzohen terminalet për leximin e shenjave të gishtave. Gjithsej 250 aparatet e para janë paralajmëruar të arrijnë nesër në KSHZ.