Policia parandaloi një vetëvrasje në Kumanovë, një burrë deshi të hidhet nga ura e Iskrës
Është parandaluar një tragjedi në Kumanovë. Policia dhe zjarrfikësit shpëtuan një burrë 34-vjeçar i cili përpiqej të hidhej nga ‘Ura e Iskrës’. Sipas dëshmitarëve, skena ishte e tensionuar, por përfundoi me lehtësim, burri heq dorë nga qëllimi i tij, raportoi MPB-ja.
Në orën 10:40, pas një raportimi paraprak për një person që donte të vetëvritej, oficerët e Policisë te SPB Kumanovë së bashku me një ekip nga Njësia territoriale e zjarrfikësve Kumanovë shpëtuan një person 34-vjeçar nga Kumanova, i cili përpiqej të bënte vetëvrasje duke u hedhur nga ‘Ura e Iskres’ në Kumanovë”. Personi i shpëtuar u dërgua menjëherë në Spitalin e Përgjithshëm Kumanovë, ku iu ofrua ndihmë mjekësore.