Policia ndriçoi sulmin në Tetovë, dy arrestohen, 16 thirren në polici
Më 03.09.2025 në orën 22:30 në rrugën “Prilepska” në Tetovë, policia arrestoi personat N.K. (20) nga Tetova, kurse më 04.09.2025 në orën 12:10 në rrugën “Ilindenska” privuan nga liria D.D. (23) nga fshati Radiovce, dhe u krye edhe një intervistë zyrtare me 16 të mitur tjerë. Ata dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një 17-vjeçar dhe një 15-vjeçar, të dy nga fshati Dobrosht, komuna Tearcë, të cilët po dilnin nga shkolla e mesme rreth orës 18:00 në rrugën “Blagoja Toska” në Tetovë.
Siç tranmseton lideri.mk, sipas raportimit të prindërve të dy djelmoshave të sulmuar, K.E. (50) dhe H.I. (43) nga fshati Dobrosht, djemtë e tyre ishin me një të mitur tjetër, i cili arriti të arratisej, kurse sulmuesit ishin tifozë të klubit të futbollit të Tetovës. Pas sulmit, dy të miturit janë transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore. “Pas dokumentimit të rastit, në bashkëpunim me prokurorin publik, kundër sulmuesve do të ngrihen akuza përkatëse”, njoftoi Ministria e Brendshme.