May 23, 2024
Maqedoni

Policia ndaloi katër persona për sulmin në M-NAV

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar mbrëmë se në stacion policor janë katër persona të cilët janë të përfshirë në sulmin ndaj të punësuarve të M-NAV i cili është denoncuar sot.
“Me ta është duke u zhvilluar bisedë informative, pas çka në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike do të ngriten kallëzime adekuatë. Po ashtu po ndërmerren masa për gjetjen edhe të katër personave tjera”, thuhet në njoftimin e MPB-së, raporton SHENJA.
Po ashtu MPB ka njoftuar se në MPB në periudhën e ardhshme në mënyrë të vazhdueshme do të sigurojë ndërtesën e M-NAV.