Screenshot
Tre vajza e rrahin dhe e torturojnë psiqikisht një bashkëmoshatare 14 vjeçe. Sipas burimeve të policisë, kjo video është filmuar gjatë muajit mars në një shtëpi të braktisur në njërin nga parqet e Kumanovës. Tek pas katër muajsh, viktima L.I. e ka denoncuar rastin në polici të hënën vetëm pas publikimit të videos brutale, e cila është postuar në rrjetin TikTok nga njëra prej të dyshuarave, 14 vjeçare M.K që ka marr pjesë në rrahje.
“Nga Sektori për punë të brendshme në Kumanovë thonë se rasti po trajtohet me procedurë të shpejtë dhe pas denoncimit të viktimës, janë identifikuar tri agresoret dhe janë marrë në pyetje, dy prej të cilave janë të mitura dhe pas procedimit të rastit nga prokurori kompetent do të dalin para gjykatësit të procedurës paraprake për masa të mëtutjeshme”, Adnan Qaili, gazetar


