Më 06.08.2026, në orën 17:35, në fsh. Strezovcë, komuna e Nagoriçanit të Vjetër, nëpunës policorë të Njësitit për Luftimin e Tregtisë së Palejuar të Drogës dhe Armëve pranë SPB Kumanovë e privuan nga liria K.I. (77) nga Kumanova, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtim i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”, sipas nenit 396 të Kodit Penal.Gjatë bastsjes në ambientet e tij në fsh. Strezovcë, të realizuar me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjahu dhe dy pushkë ajrore. Personi është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

