Policia ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e të dyshuarit për vrasjen e dy vëllezërve të enjten në Malishevë.
Sipas njoftimit i dyshuari është arrestuar sot.
“Sot, më datë 07.11.2025, rreth orës 06:25, në fshatin Pllaqicë, është arritur të arrestohet personi i dyshuar A. I. (1983), mashkull kosovar. Pas arrestimit, të dyshuarit i është ofruar trajtim mjekësor, pasi i njëjti ka pasur plagë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit. Ai është dërguar për trajtim të vazhduar mjekësor. Hetimet lidhur me rastin janë në zhvillim e sipër dhe po udhëhiqen në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit.”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e policisë./21Media

