Herët në mëngjes, policia bastisi shtëpinë e një aktivisti partiak në rajonin e Velesit, ku gjeti para që dyshohet se do të jepeshin si ryshfet zgjedhor, transmeton Lideri.mk.

“Sot (18.10.2025) në orën 08:00, pas informacioneve operative të marra më parë, dhe në bazë të një urdhri gjyqësor nga Gjykata Themelore e Velesit, policia kreu një kontroll në shtëpinë e G.P. (59) nga fshati Sogle, komuna Çashkë për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “ryshfet zgjedhor” sipas nenit 162 të Kodit Penal. Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan 60 kartëmonedha nga 2.000 denarë dhe një telefon celular.

Është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Publike e Velesit, dhe është zhvilluar një bisedë zyrtare me G.P. dhe pasi ngjarja të dokumentohet dhe sqarohet plotësisht, do të ngrihet një raport përkatës”, njoftoi Ministria e Brendshme./Lideri

sqShqip