May 3, 2024
Maqedoni

Policia arreston katër kamataxhinj, borxhliut ia djegën veturën

Më 13.08.2021 nga Reparti për polici kriminalistike – Sektori për krim ekonomik dhe korrupsion dhe Sektorit për krim të përgjithshëm, në koordinim me Sektorin për operacione policore speciale dhe me SPB Veles, janë arrestuar P.M.(22), D.P.(23), J.K.(21) dhe V.Z.(24), të gjithë nga Negotina, transmeton TV21.

“Pas urdhrit të marrë paraprakisht nga Gjykata Themelore Kavadar, pas masave të ndërmarra dhe aktiviteteve, është kryer bastisje në shtëpitë e këtyre katër personave, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprave penale “huadhënie”, “zhvatje”, “rrezikim i sigurisë” dhe “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, ku janë gjetur më shumë mjete nga veprat penale të kryera. Të denoncuarit kanë dhënë para për hua me marrëveshje të shkruara dhe gojore dhe më pas për vete kanë siguruar kamatë të lartë, me qëllim që të arrijnë pasuri të paligjshme. Që të arrijnë deri te qëllimi, kanë shfrytëzuar kërcënime, forcë fizike, kurse më 09.08.2021 kanë djegur edhe veturë, me çka kanë shkaktuar zjarr dhe rrezik të përgjithshëm për rrethinën. Kundër tyre SPB Veles ka parashtruar kallëzim deri te Prokuroria Publike Themelore Kavadar në bazë të nenit 260, 258, 144 dhe 288 të Kodit Penal, kurse nga ana e Gjykatës themelore Kavadar të njëjtëve u është shqiptuar masa e paraburgimit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.