May 16, 2024
Maqedoni

Dedaj: Kushtetuta dhe Ligjet e Kosovës, janë Bibla dhe Kurani i shoqërisë kosovare

Gjergj Dedaj duket se nuk e ka ndërmend ta respektojë vendimin e MPJ-së për shkarkimin e tij nga pozita e ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut.

Ai sërish ka shprehur kundërshtitë e tij, duke u thirrur në dispozitat ligjore që kanë të bëjnë me shkarkimin e ambasadorëve dhe arsyen për marrjen e një vendimi të tillë, transmeton Klan Kosova.

”Kushtetuta dhe Ligjet e Kosovës, janë Bibla dhe Kurani i shoqërisë kosovare, para se cilave, do duhej të ishim të gjithë të pafuqishëm”, ka shkruar Dedaj në facebook.

Madje ka paralajmëruar se do të qëndrojë i palëkundur në respektimin e Kushtetutës së Kosovës, duke aluduar se nuk do ta lëshojë pozitën e ambasadorit.

”Këto nuk shkelen dhe as nuk personalizohen, asnjëherë dhe nga askush, duhet të qëndrojmë pa lëkundur, në respektimin e saj”, ka shkruar në fund ai.