May 2, 2024
Kosovë

Polici arrestoi katër shqiptarë duke blerë vota

Mbrëmë janë arrestuar katër persona me inicialet A.D., M.K., A.T dhe Xh.B., pasi të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprat penale “Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve” dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”.

Lidhur me këtë rast, Policia rajonale në Gjilan ka dhënë detaje të reja, duke njoftuar se janë shqiptarë.

“E kemi pasur këtë informacion dje dhe në orët e vona të natës policia në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit i ka arrestuar katër persona. Për momentin nuk mund të flasim për identitetin e tyre. Por janë gjetur disa prova materiale, një shumë e të hollave dhe disa fletëvotime të plotësuara, me gjasë kanë pretenduar t’i plasojnë si të vërteta të nesërmen, pra për sot”, ka thënë Hashani.

Prokuroria sot njoftoi se katër të dyshuarit e arrestuar me urdhër të prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.