Nikollovski: Në muajt e ardhshëm do të vihen në qarkullim 10 kilometrat më të komplikuara të autostradës Ohër-Kërçovë
25 July 2026, 13:06

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, informoi se ndërtimi i autostradës Ohër – Kërçovë po realizohet me dinamikë të përshpejtuar dhe se galeritë po ndërtohen intensivisht, ndërsa në muajt e ardhshëm do të vihen në qarkullim 10 kilometrat më të komplikuara.

Grand Kozmetik
„Dy galeri janë përfunduar plotësisht, në të tretën po punohet intensivisht. Ndërtimi i galerive është zgjidhja më e mirë për stabilizimin e tokës, gjë që në terren po tregohet si zgjidhje efikase“, thuhet në postimin e Nikoloskit në Facebook.

Ai theksoi gjithashtu se paralelisht po punohet për stabilizimin e tokës, përfundimin e urave, si dhe përfundimin e dy tubave të tuneleve.

" "

„Ky ishte një projekt i braktisur, një projekt ku askush nuk besonte, por tashmë shihet fundi. Kemi 34 kilometra ku tashmë qarkullohet, ndërsa në muajt e ardhshëm do të hapim edhe 10 kilometra të tjera, që janë 10 kilometrat më të komplikuara të kësaj autostrade, ku hyjnë tunelet dhe galeritë“, theksoi zëvendëskryeministri dhe ministri.

sqShqip