Pllaka të thyera, shkallë të dëmtuara, baltë, gropa e mbeturina.
Këto pamje janë në hyrje të Çarshisë së vjetër të Shkupit.
Çarshia është një nga pikat më të vizituara të kryeqytetit, ndërsa gjendja e saj jo vetëm që vështirëson qarkullimin, por paraqet edhe një imazh shumë të keq për Shkupin.
Qytetarët shprehen të zhgënjyer.
“A bëhet kjo copë më copë në Çarshi po e shohin gjithë këta njerëz, gjithë këto turistë vijnë, a aspak nuk u vjen turp, mos të munden këtë bile ta ndërtojnë nuk po them ndërtesa. Ndërsa për ndërtesa po, të parët janë, por për çarshinë turp”
“Pamje tragjike, është turp për Qytetin e Shkupit, sidomos për Çarshinë, pasi që çarshia dihet, kemi gjatë verës gjatë vitit, mjaftë turist kur vijnë kalojnë kur shihet kjo pasqyrë është katastrofë”.
“Tmerr, kjo duhet të rinovohet, që të duket ashtu siç duket. Çarshia turke është tërheqëse për të gjithë, jo vetëm për neve këtu, por edhe për turistët. Dhe do të ishte mirë gjërat t’i shohin bukur, ashtu sic duhet dhe siç meriton”.
Çarshia e vjetër është pjesë e identitetit historik të qytetit, por këto pamje lënë shumë për të dëshiruar.
Kjo pjesë është nën kompetenca të Qytetit të Shkupit, ku edhe pyetëm nëse do të merren masa, por deri tani nuk kemi marr përgjigje.

