May 14, 2024
Maqedoni

Petrovska për anëtarësimin në NATO, dëshmon përkushtimin drejt sigurisë globale

Anëtarësimi i vendit në NATO është konfirmimi që vendi ynë ka marrë  për përkushtimin drejt paqes dhe stabilitetit, si dhe gatishmëria për të  kontribuar  drejt sigurisë globale. Kështu vlerëson ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska,  me rastin e 75-vjetorit të formimit të Aleancës Veriatlantike dhe 4-vjetorit të anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Sipas saj, vendi ynë ndan të njëjtat qëllime dhe vlera me vendet tjera anëtare të NATO-s.
“Integrimi ynë në NATO nuk është vetëm një konfirmim i përkushtimit tonë për paqen dhe stabilitetin, por gjithashtu është  dëshmi e vullnetit tonë për të kontribuar në sigurinë globale. Kemi qëllim të njëjtë dhe mision të përbashkët me aleatët, kemi vlera të njëjta, siguri, stabilitet, paqe, solidaritet dhe përkrahje e ndërsjellë. Së bashku ne jemi më të fuqishëm dhe më mirë të përgatitur të përballemi me sfidat që na presin.”, – deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska./TVM2