Petliçkovski: Në Komision do të hapet debat për certifikatat Covid
Komisioni për mbrojtje nga sëmundjet infektive do të debatojë për mundësinë e tërheqjes së mundshme të certifikatave për Covid, ka thënë në emisionin “360 gradë” në Alsat, kryetari i Komisionit, prof. Aleksandar Petliçkovski.
“Certifikatat po e humbin vlerën sepse vendosja e certifikatës ishte që të kufizohet qasja e njerëzve pa imunizim në vende publike. Kjo masë në disa shtete është tërhequr, ne do ta shqyrtojmë. Patjetër duhet të bëjmë shifër, përllogaritje nëse me tërheqjen e certifikatave do të humbim diçka në tempon e vaksinimit sepse synimi jonë elementar është që ta përforcojmë tempon e vaksinimit” është shprehur Petliçkovski. /Alsat.mk