May 2, 2024
Maqedoni

Arrestohet shkupjani i dënuar me 13 vjet burg

Më datë 12.10.2022 në ora 21:50 minuta, në rrugën “Ohridska” në Shkup, policia ka arrestuar S.B.(55) nga Shkupi.

Ai është i dënuar me 13 vjet burgim për vepër penale të kryer nga neni 123 i Kodit Penal dhe me fletarrest qendror kërkohej me urdhër të burgut të Kumanovës, për vuajtjen e 30 muajve të mbetura të dënimit.

Pas arrestimit, 55 vjeçari është dërguar në burg për të vuajtur dënimin.