May 23, 2024
Maqedoni

Shkup, nëna rrahu fëmijët e saj, i goditi edhe në kokë

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit parashtroi kallëzim penal kundër 34 vjeçares për të cilën dyshohet se ka kryer veprën penale lëndim trupor.

Sipas prokurorisë, e pandehura më 7 maj në orët e vona në banesën në rrugën “Orce Nikollov” në Shkup, gjatë kryerjes së dhunës familjare ka lënduar fëmijët e saj prej 5 dhe 4 vjet.

Ata shtojnë se ajo ka goditur në trup dhe kokë duke u shkaktuar disa lëndime trupore – hematome.

Prokuroria vlerësoi se e dyshuara mund të arratiset nëse mbrohet në liri dhe për këtë arsye ajo duhet të paraburgoset.