May 14, 2024
Maqedoni

Pesë të arrestuar për prodhim dhe shpërndarje të drogës në Shkup, në mesin e tyre dhe një grua

Nga MPB bëjnë të ditur se kanë arrestuar pesë persona të ciltë dyshohen për prodhim dhe shitje të substancave narkotike, përcjell TV21. Janë arrestuar personat M.Sh.(46), E.T.(30), A.Z.(19), R.I.(39) dhe G.N, të gjithë nga Shkupi.

“Në periudhën prej 10.11.2022 deri më 25.12.2022, M.Sh. i ka shitur amfetaminën dhe marijuanën disa përdoruesve, E.T. shiste kokainë, marihuanë, amfetaminë dhe hashash, ndërsa G.N. ka ndërmjetësuar në shitjen e amfetaminës, të cilën e ka blerë nga M.Sh. dhe R.I., e cila bashkëjetonte me M.Sh., e që ka fshehur disa sende me origjinë nga një krim. Më datë 25.12.2022, zyrtarët e policisë kanë bastisur dhe kontrolluar automjetin e M.Sh., ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar para, një thikë dhe një materie të bardhë të ngurët. Gjithashtu, më datë 25.12.2022 është kryer kontroll te E.T. dhe A.Z. dhe në automjetin në të cilin po transportoheshin, te E.T. u gjetën dhe u konfiskuan marihuanë, para dhe sende të tjera, ndërsa te A.Z. u gjet dhe u mor një thikë dhe një celular”, thonë nga MPB.