Maqedoni

Pesë persona kanë humbur jetën nga KOVID-19 në Tetovë

Pesë persona të hospitalizuar në spitalin e Tetovës e kanë humbur jetën si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga koronavirusi.
“Për momentin janë pranuar 14 pacientë të rinj, ndërsa gjithsej janë 121 të hospitalizuar. Nga pacientët, të vaksinuar me një dozë janë gjashtë persona, ndërsa me dy vaksina pesë persona”, ka thënë koordinatori i kovid-qendrës Gzim Nuredini.
Në ambulantën për kontroll në 24 orët e fundit janë ardhur 208 persona.