Ambasadorja bullgare në Kroaci, Genka Vesileva Georgieva, raportoi se ditëve të fundit në vend kishin ndodhur tre incidente ndaj disa shtetasve bullgarë, duke i lidhur ato incidente me deklaratat e fundit të Presidentit Zoran Milanoviq se Bullgaria doshiron ta shkatërrojë Maqedoninë vetëm sepse është më e dobët dhe se hyn në hapësirën e saj intime. Policia po heton dy raste, ndërsa i treti u zgjidh me ndërhyrjen e ambasadës bullgare, raporton Jutarnji list, transmeton Portalb.mk.
Sipas raportit të parë, një grua e moshuar ishte sulmua verbalisht nga një shofer taksie pasi kuptoi se ishte bullgare.
“Ju, bullgarët, me politikën tuaj të ndyrë ndaj Maqedonisë vini të jetoni në Kroacinë tonë të bukur”, i tha shoferi i taksisë para se ta nxirrte nga automjeti dhe t’i hidhte jashtë çantat.
Një tjetër qytetare bullgare raportoi se burri i saj u qëllua me gjësende në treg pasi “Bullgaria po shantazhon Maqedoninë e pafat”, kurse në rastin e tretë, djali i një shtetasi bullgar nuk u lejua të hynte në kopshtin e fëmijëve.
Këto raste i komentoi edhe Kryeministri kroatAndrej Plenkoviq, duke e quajtur Milanoviqin si nxitës.https://www.youtube.com/embed/ZTJ21IBEmYo?version=3&rel=1&showsearch=0&showinfo=1&iv_load_policy=1&fs=1&hl=en-US&autohide=2&wmode=transparent
“Pas deklaratave të tij, janë vërejtur dy incidente kundër shtetasve bullgarë në Kroaci”, tha Plenkoviq, për të cilën Milanoviq iu kundërvu:
“Kreu i Qeverisë sillet rreth e rrotull duke folur marrëzira për disa sulme ndaj bullgarëve. Ai është komedian. Në çfarë mënyre nxis? Prandaj, paralajmërooj që politika e një vendi është jokorrekte ndaj një tjetri dhe se është shfaqje e forcës ndaj më të dobëtit.”https://www.youtube.com/embed/cWtLGNNmKXQ?version=3&rel=1&showsearch=0&showinfo=1&iv_load_policy=1&fs=1&hl=en-US&autohide=2&wmode=transparent
“Kësaj deklarate, Kryeministri Plenkoviq përsëri iu përgjigj: Nëse dikush ka bërë ndonjë gjë për Maqedoninë e Veriut, atëherë është HDZ dhe qeveria ime”.
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=308&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FHDZ1989%2Fvideos%2F318127916424985%2F&show_text=false&width=560&t=0
Pas samitit Bërdo-Brioni në Kranj dhjetë ditë më parë, Milanoviq komentoi qëndrimin e Bullgarisë ndaj Maqedonisë, për të cilën tha se është vënë në një pozitë të pamundur. Ambasadorja kroate në Bullgari, Jasna Ognjanovac, më pas u thirr në bisedë në Ministrinë e Jashtme bullgare.