October 15, 2024
Sport

Shkëndija mund të përballet me Dinamon, Legian ose Teutën e Durrësit

Më 15 qershor Teuta do të mësojë rivalët për turin e parë të Ligës së Kampioneve. Durrsakët, kampionë të Shqipërisë, janë në vazon e skuadrave jofavorite, duke pasur një koeficient të ulët (2.750), por kjo nuk do të thotë se nuk mund të kërkojnë kualifikimin për në turin e dytë të Champions-it.

Nga 17 klube që mund të jenë rivale në turin e parë, ka emra të cilët duken të pranueshëm për “djemtë e detit”. Kampionët e Malit të Zi, Gjeorgjisë, Lituanisë dhe Letonisë mund të “peshkohen” nga Teuta në këtë tur dhe shanset e kualifikimit do të ishin të mëdha.

Nga ana tjetër, durrsakët rrezikojnë që të përballen edhe me klube me shumë emër si Dinamo e Zagrebit, Legia e Varshavës apo Malmo, që e nisin nga turi i pare, ndësa nuk përjashtohet si kundërshtar i mundshëm të jetë edhe Shkëndija e Tetovës.