Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është përplasur me një aktivist të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Sveçla e ka fotografuar aktivistin me pretendimin se ai kishte të vendosur një simbol të LDK-së, e që sipas Sveçles kjo nuk është e lejuar për shkak të heshtjes zgjedhore. Ky i fundit, e ka paralajmëruar se do ta dërgojë në gjykatë, pasi sipas tij, nuk guxon ta fotografojë.

Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka dënuar këtë sjellje të ministrit Sveçla. Një reagim i tillë, LDK-ja thotë se është shenjë e panikut.

“Një reagim i tillë, i shoqëruar me tone agresive dhe sjellje denigruese, është shenjë e qartë e panikut dhe humbjes së kontrollit politik të atyre që për vite kanë keqpërdorur institucionet e shtetit, e sot ndjehen të zhveshur nga mbështetja qytetare. Përballë qytetarëve dhe simboleve tona, z. Sveçla ka zgjedhur arrogancën në vend të maturisë, kërcënimin në vend të kulturës demokratike”, thuhet ndër të tjerash në reagim.

Poashtu LDK-ja i ka bërë “thirrje institucioneve përgjegjëse që të sigurojnë një mjedis të qetë, të sigurt dhe dinjitoz për të gjithë qytetarët gjatë këtij procesi zgjedhor”./koha.net

sqShqip