May 3, 2024
Rajon - Botë

Përplasja Iran-Izrael/ OKB thirrje për vetëpërmbajtje: Bota s’mund të përballojë një luftë tjetër

“Komuniteti ndërkombëtar nuk mund të përballojë një luftë tjetër”, Kështu u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, duke komentuar sulmin më të fundit me dronë dhe raketa të Iranit ndaj Izraelit.
“Jam thellësisht i alarmuar për rrezikun shumë real të një përshkallëzimi shkatërrues në mbarë rajonin. U bëj thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje maksimale për të shmangur çdo veprim që mund të çojë në konfrontime të mëdha ushtarake në fronte të shumta në Lindjen e Mesme,” tha ai. “Unë kam theksuar vazhdimisht se as rajoni dhe as bota nuk mund të përballojnë një luftë tjetër”, theksoi Gutterres.

Përfaqësuesi i Përhershëm i Izraelit në OKB Gilad Erdan beson se sulmi i Iranit shkel Kartën e OKB-së. Në të njëjtën kohë, misioni i Iranit në OKB tha se sulmi erdhi si një përgjigje ndaj sulmit të Izraelit ndaj objekteve të tij diplomatike në Siri dhe u krye në përputhje me klauzolën e Kartës për vetëmbrojtje legjitime.