Në hulumtimin e fundit nga emisioni KOD, prodhim i Televizionit Telma, zbulohet se Drin Ahmeti, nipi i Ali Ahmetit ka hapur falimentin e kompanisë “Soravia invest”, duke penguar pagesën e borxheve për kredi, taksa dhe shërbime. Njëherësh, hetimi tregon se përmes një rrjeti kompanish të huaja, Ahmeti është pronari i drejtpërdrejtë i një ndërtese të vlerësuar në dhjetëra milionë euro.

Përveç kësaj, KOD hedh dritë mbi përdorimin e mesazheve të koduara përmes pajisjeve Sky për të zbuluar se ambasada e një vendi fqinj në Evropë është përdorur si depo kokaine.

Provat nga këto komunikime janë tashmë pjesë e proceseve gjyqësore kundër grupeve kriminale në Maqedoninë e Veriut, por praktika është kontestuar nga juristë dhe avokatë.

Pra, po flasim për nipin e Ali Ahmetit, të riun “super inteligjent” për të cilin Prokuroria ka kërkuar ndihmë edhe nga SHBA-ja për transaksionet e dyshimta financiare të tij.

Kohë më parë u bë e ditur se kompania “Everest JD”, pronë e nipit të Ali Ahmetit nuk ka paguar tarifën e koncesionit për shfrytëzimin e burimeve minerale në lokacionin “Bukoviq”, duke shkelur ligjet dhe rregulloret. Pas zbulimit të këtij akti, Drin Ahmeti ishte ftuar nga Prokuroria për të dhënë shpjegime dhe është duke u hetuar për këtë rast.

sqShqip