Përmbytet anija me emigrantë në brigjet e Jemenit/ Rreth 50 të zhdukur, mes tyre edhe fëmijë
Pothuajse 50 persona rezultojnë të zhdukur pasi një anije me emigrantë u përmbys pranë brigjeve të Jemenit.
Një anije me 75 persona u përmbys ditën e djeshme, 26 persona mbijetuan ndërsa të paktën 49 janë të zhdukur, tha zyrtari i Rojes Bregdetare të Jemenit, Khalid al-Subeihi.
Duke cituar një zyrtar të paidentifikuar të rojes bregdetare, agjencia shtetërore e lajmeve e Jemenit SABA raportoi se anija u përmbys për shkak të erërave të forta dhe se të gjithë ata që ishin në bord, përfshirë gra dhe fëmijë, ranë në ujë.