April 29, 2024
Rajon - Botë

Rëndohet bilanci, mbi 3500 të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri, mijëra të plagosur

Numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues i mëngjesit të së hënës në Turqi dhe Siri është rritur në 3,554. Nga totali, 2,316 e personave që kanë humbur jetën janë në Turqi. Ndërkohë, rreth 700 vdiqën në Sirinë e kontrolluar nga rebelët dhe 538 në Sirinë e kontrolluar nga qeveria.

Shërbimet e emergjencave raportuan se 7,340 njerëz ishin shpëtuar deri më tani. Ndërkohë në Siri deri më tani janë raportuar 1,293 viktima, sipas shifrave nga qeveria e Damaskut dhe punonjësit e shpëtimit në rajonin veriperëndimor të kontrolluar nga kryengritësit, citojnë mediat e huaja.

Më shumë se 25,000 njerëz, përfshirë ushtarë turq, po kryejnë aktualisht operacione kërkimi dhe shpëtimi në rajonet e prekura. Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se me këtë tërmet, Turqia u trondit nga “katastrofa më e madhe” që nga tërmeti i Erzincanit të vitit 1939.