May 6, 2024
Rajon - Botë

Në Egjipt mbërrin anija me ndihma e dërguar nga Turqia për Gazën

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka njoftuar se anija që transporton produktet shëndetësore të dërguara nga Türkiye për Gazën ka mbërritur në Egjipt, transmeton Anadolu.

Ministri Koca bëri një postim nga llogaria e tij në median sociale ku dhe ka ndarë pamje lidhur me anijen.

“Anija që kemi dërguar për Gazën me qëllimin e ndihmës, e përbërë kryesisht për shërbimet shëndetësore, ka mbërritur në portin Al-Arish të Egjiptit. Shërbimet shëndetësore do t‘i dërgohen banorëve të Gazës përmes koordinimit të përbashkët me Egjiptin”, shkroi Koca.