Rajon - Botë

Përleshje fizike në Kuvendin e Sarajevës

Seanca e Kuvendit të Sarajevës është përcjellur me debat të tensionuar deri në përleshje fizike.

Haris Zahiragiq i SDA-së është përplasur fizikisht me Elvis Vreto e NiP-it.

Në pamjet e Kuvendit, Zahiragiqi u përpoq të shkonte drejt kryetarit të Kuvendit, Elvedin Okeriq duke kërcënuar me tone të larta. Më pas, Vreto iu afrua për ta qetësuar, por Zahiragiqi me shumë agresivitet e largoi.

Ngjarja kulmoi kur Vreto iu kundërpërgjigj duke e kapur për fyti. Deputetët e tjerë tentuan ta qetësojnë situatën dhe pastaj seanca shkoi në një pauzë.