April 26, 2024
Rajon - Botë

Një grua në SHBA vret burrin dhe e transmeton live në Facebook

Një grua nga Mississippi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës akuzohet se ka qëlluar dhe vrarë bashkëshortin e saj gjatë një debati në mëngjesin e së shtunës që ajo transmetoi drejtpërdrejt në Facebook. Kadejah Michelle Brown, 28 vjeç, u akuzua pasi vrau Jeremy Brown, 28 vjeç, në shtëpinë e tyre në Lowndes County.

Në një video tronditëse para ngjarjes, gruaja i është ankuar burrit se ai nuk është kurrë në shtëpi dhe se nuk ndihmon për t’u kujdesur për fëmijët. Në një moment, debati përshkallëzohet në një konflikt fizik. Në regjistrim dëgjohet Jeremy duke i thënë vazhdimisht gruas së tij që t’i “heqë duart” dhe ta lërë të qetë, shkruan Daily Mail.

Pak para se të dëgjohet të shtëna, Kadejah bërtet se do ta vrasë. Më pas, Kadejah dhe nëna e saj, e cila ishte gjithashtu në shtëpi, dëgjohet duke bërtitur dhe Kadejah duke thënë: “Unë nuk dua të shkoj në burg”. Në sfond, dëgjohet një fëmijë duke qarë duke thënë se do babin e tij.

Sipas postimeve në rrjetet sociale, çifti ka katër fëmijë dhe festuan përvjetorin e lidhjes së tyre në fillim të këtij muaji. Sherifi i qarkut Lowndes Eddie Hawkins ka thënë se një pistoletë 9 mm u gjet në vendngjarje. Kadejah u mor në paraburgim.