Maqedoni

Bexheti dhe Jakupi prezantuan projektin për ujitje në komunën e Sarajit

Sot kryetari z. Bexheti bashkë me Drejtorin e Ekonomisë së Ujërave, z. Isni Jakupi dhe përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave prezentuan para bashkësive lokale projektin e sistemit për ujitje i cili do të përfshij vendbanimet Shishovë, Gërçec dhe Krushopek.
Në këtë prezentim u sqaruan detaje më të hollësishme në lidhje me projektin, hapësira nëpër të cilën do të kalon sistemi i ujitjes dhe çështje të tjera ubanistike.
Takimi u përmbyll me marrëveshje që të vazhdohen studimet e fizibilitetit, nga ku do të fitojmë më shumë opsione dhe në momentin e përfundimit të studimit do të organizohet takimi i radhës në mes Ministrisë së Bujqësisë, Komunës së Sarajit dhe përfaqësuesve të bashkësive lokale.