Ejup Berisha
Në RMV ka ndodhur nje absurd , pra këtu kundërshtarët e vendosur dikur te shtetit Unitar tani janë përkrahësit më të mëdhej të tij. Ithtarëve të këtij shteti duhet tu sçarohet çështja thelbësore rreth përkrahjes së konceptit të tillë. Këtyre shumë çartë duhet sçaruar se Unitarizmi nuk ka asgjë të përbashkët as me liritë e njeriut e as me përpjekjet për arritjen e barazisë së tyre me qytetarët e popullit dominant në shtetin që e zbaton dhe e mbronë me shumë xhelozi konceptin Unitar të shtetit siç është rasti me RMV-në. Ky koncept nuk ka asgjë të përbashkët as me Demokracinë për faktin se shtetet Demokratike përparsi i japin procesit të shpë
rndatjes së pushtetit dhe forcës politike nga niveli çëndror në nivelin lokal e jo tendencave për përqëndrimin e tërësishëm të pushtetit te pushteti çendror. Pra shteti Unitar e pamundëson decentralizimin e pushtetit dhe të forcës vendim-marrëse në nivelet e pushtetit lokal. Dhe parashtrohet pyetje tepër logjike e ajo është se si te ruhet liria dhe të sigurohen të drejta të barabarta qytetare në një shtet ku një popull i vetëm e ruan dominimin e përgjithshem dhe don të vendosë përgjithçka vetë në emër të të gjithëve në një
shtet të përbashkët. Si duket ithtarët e unitarizmit i kanë përzier gjërat në politik. Këta duhet të vazhdojnë që ta ndjekin rrugën qe sjell deri te realizimi i aspiratave të kahmotshme të qytetarëve shqiptarë të RMV-se e jo me tepër të mendojnë për interesat e tyre të ngushta politike. Nga kjo po del se aspiratat e tyre për kthim me çdo kusht në pushtet janë më
të rëndësishme dhe më të fuqishme se aspiratat për arritjen e barаzisë së popullit shqiptar me popujt e tjerë kë
tu në shtetin ku jetojnë. Eshtë e pakuptimtë
e gjithë kjo vardisje për pushtet e një klike politike që veten e quan luftëtare për liri dhe të drejta të barabarta të shqiptarëve. Unutarizmi është rrugë një kahëshe në politikë. Në
të nëse merr kahje të kundërt dhe sillesh në kundërshtim me rregullat e imponuara të sjelljes dhe lojës do të balladaqohesh me kundërshtime dhe sankcione. Përkrahja e konceptit të Unitarizmit është në kundërshtim të plotë
edhe me Marreveshjen paqsore të Ohrit të nënshkruar në vitin 2001. Një prej shtyllave kryesore të saj ishte edhe instalimi dhe thellimi i procesit të decentralizimit te pushtetit çendror. Me sa dime ne egzistimi dhe funkcionimi i shtetit Unitar ishte shkaku dhe arsyeja për fillimin e konfliktit të armatosur mes forcave të armatosura të shqiptareve dhe të maqedonasve në vitin 2001. Dhe parashtrohet pyetja logjike se Pse është i nevojshëm ky kthim mbrapa i disa pjesmarrësve në konfliktin në fjalë të cilet si bazë për kundërshtime dhe për shpërthim të konfliktit e kishin mu egzistimin dhe zbatimin e konceptit Unitar të shtetit. Duhet ndarë shapin nga sheqeri. Sheqeri është kërkesa për zbatimin e procesit të decentralizmit të pushteit me që
llim që më lehtë të sigurohet liria dhe barazia e plotë e qytetarëve shqiptar në
RMV. Ndërsa shapi është gatishmëria e tanishme e disa shqiptarëve për përkrahjen e fuqishme të konceptit Unitar të shtetit kjo e inicuar me një Rezolute të tërë dhe e përkrahur nga subjekti politik opozitar shqiptar më 13 dhjetorë të vitit 2025 në Kongresin e saj të pestë me radhë.

