Në organizim të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale sot është mbajtur punëtori me temë: “Prezantimi i procedurës për paraqitjen e kërkesës për mbështetje nga komunat në kuadër të Qendrës së resurseve për mbështetjen e zhvillimit të komunave”.
“Edhe pse vetëqeverisja lokale është e pavarur dhe ka kompetencat dhe përgjegjësitë e veta origjinale, përmes bashkëpunimit në partneritet dhe mbështetjes së ndërsjellë mund të arrijmë shumë më tepër. Prandaj po ndërtojmë një koncept për sinergji të të gjitha burimeve të disponueshme në vend që do të vihen në funksion nga komunat”, tha ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski i cili mori pjesë në këtë ngjarje.
Ai shtoi se bëhet fjalë për një proces që bashkërisht me komunat do të vazhdojnë ta ndërtojnë, avancojnë dhe përshtatin të udhëhequr nga nevojat reale dhe përvojat nga puna e përditshme komunale.
Në fjalimin e tij, ministri u bëri thirrje komunave që të përdorin në mënyrë aktive dhe racionale mekanizmat e mbështetjes.
Ai theksoi se Qeveria mbetet fuqimisht e përkushtuar për të mbështetur komunat përmes investimeve, forcimit të kapaciteteve dhe ofrimit të mjeteve praktike që do të kontribuojnë në një administratë lokale më efikase dhe shërbime më cilësore për qytetarët.
Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, siç kanë paralajmëruar prej atje do të vazhdojë me aktivitetet drejt avancimit të bashkëpunimit me komunat në periudhën e ardhshme.
Punëtoria ka qenë e destinuar për përfaqësuesit e administratës komunale, me qëllim njohjen e tyre praktike me mjetin digjital, procedurat për paraqitjen e një kërkese për mbështetje dhe metodën e vlerësimit të mbështetjes së ofruar ndaj komunave.

