April 26, 2024
Sport

Përfundon ndeshja, Maqedonia e Veriut pëson disfatë nga Austria

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut ka shkruar historinë, duke debutuar në Kampionat Europian, ndërsa ndeshja e parë nuk ishte në favorin e vendit tonë, pasi të përzgjedhurit e seleksionuesit Igor Angellovskit humbën nga Austria me rezultatin 3:1.
Fillimisht ishte Stefan Lainer që realizoi golin e parë për austriakët në minutën e 18-të, ndërsa 10 minuta më vonë kapiteni Goran Pandev barazoi shifrat në 1:1.
Pjesa e parë u mbyll me barazim, ndërsa në të dytën Austria gjeti edhe dyherë tjera rrjetën përmes Gregortq duke çuar shifrat në 2:1 dhe në të 89-tën me anë të
Arnautoviq, duke vulosur kështu rezultatin final në 3:1. Maqedonia ndeshjen e dytë në fazën e grupeve të Europianit e luan sërish në Bukuresht të Rumanisë ndaj Ukrainës katër ditë më vonë. /SHENJA/