May 18, 2024
Maqedoni

Përfundoi me sukses renovimi i xhamisë në fshatin Brezë (Foto)

Elhamdulilah
Fal donatorëve dhe gjith kontribuesve Material dhe Financiar që Kulmi-Pleku i Xhamis tonë ka përfunduar komplet me sukses.
Detaje për Kulmin:
Kulmi fillimisht ka 3 duar Betulit (izolim-katran) pastaj Druna, Tervoll (lesh xhami presuvan nër drrasat), Drrasa, Folio mbi drrasat e më në fund Pleku dhe ollukët për rreth, Kjo do të thot që Kulmi është punuar në mënyr më të mir të mundëshme sepse pleku i vjetër ishte direk i montuar mi Beton, ndërsa Kulmi i ri i ka të gjitha standardët e nevojshme.

Plekpunuesi ishte: Idai Ademi nga fshati Nikushtak, Faleminderojmë edhe mjeshtrin e plekut-kulmit i cili e punoi bukur mirë…

Për momentin punët aktive në të cilat po punohët me intenzivitet të lartë dhe kualitativ janë:
1. Muri rreth Xhamisë.
2. Fasadimi i jashtëm i Minarës.
3. Fasadimi i jashtëm i Xhamisë.
4. Fasadimi i jashtëm i Abdes’hanës.
5. Fasadimi i jashtëm i Banjos.
6. Qeremide të reja për Abdes’hanën.
7. Qeremide të reja për Banjon e Xhamisë.

Tash mëshum se kur kemi nevoj për kontributin tuaj Financiar ose Material që ta përfundojmë këtë projekt madhështor.

Lusim All-llahun Fuqiplotë që tëgjith donatorët tanë ti ruaj nga çdo e keqe dhe t’ua shton pasurin edhe mëshum.

Faleminderit të gjithve dhe vazhdojmë mëtutje…