Përcillet për në banesën e fundit Musaen Zeneli, viktima më e pafajshme e masakrës së Velipojës, me 20 vjeç duhej të kujdeset për nënën
Është përcjellë për në banesën e fundit 19-vjeçari fatkeq Musaen Zeneli i cili humbi jetën në ditën e parë të punës në masakrën e ndodhur në Velipojë.
Atij i është dhënë lamtumira e fundit sipas ritualeve fetare myslimane dhe më pas është përcjellë për në banesën e fundit.
19 vjeçari Musaen Zeneli ishte viktima e pafajshme e masakrës në Velipojë. Prej muajsh ai mundohej të mbante familjen. Jetonte vetëm me nënën, pasi babain e kishte humbur. Ai mbyt në Lumin Drin. Që prej asaj kohe duhet të përkujdesej për nënën.
Djali nga Bahcallaku punonte në zonën e plazhit, në biznese të ndryshme. Së fundi kishte folur me vëllezër Gocaj për ti gjetur punë. E shtuna ishte dita e parë e tij. Punën e mbylli pak pas mesnate, pa e ditur se nuk do të kthehej më në shtëpi. Policia thotë se kishte marrë një plumb në zemër.
Ai u gjet pa shenja jete në rërë. Në xhep kishte disa qindarka, bakshishi i pushuesve që morën çadra e shezllonë. Musaeni la pas nënën dhe vëllain, Erdisin. /abcnews.al/