April 28, 2024
Shqipëri

Bill Clinton vjen sot në Shqipëri, disa ditë pasi u mbyll “Open Ballkani”

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton do të mbërrijë sot në Shqipëri ku do të zhvillojë një vizitë 2-ditore (3 dhe 4 Korrik).

Clinton dhe delegacioni që e shoqëron do të mbërrijë në Tiranë pasditen e sotme ku në orën 19:00 do të pritet nga Kryeministri Edi Rama në një ceremoni të posaçme zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë Kryeministrisë, me pjesëmarrjen edhe të qytetarëve.

Pas ekzekutimit të himneve kombëtare të SHBA-së dhe Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i 42-të i SHBA-ve Bill Klinton do të bëjnë parakalimin ceremonial dhe do të nderojnë flamujt e dy vendeve.

Në orën 19:05 Kryeministri Edi Rama do të mbajë fjalën e rastit dhe më pas do të ftojë zotin Bill Klinton të marrë çmimin e akorduar.

Në orën 19:25 do të zhvillohet ceremonia e nderimit të Presidentit të 42 të SHBA-ve Bill Klinton me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike” që do të pasohet nga fjalimi i Presidentit.

/tvklan.al