May 15, 2024
Shqipëri

Qindra të rinj vijnë nga diaspora për të përkrahur fushatën e Belind Këlliçit

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se qindra të rinj janë duke ardhur nga jashtë vendit, nga vendet ku jetojnë e punojnë, për t’iu bashkuar shtabeve të opozitës në terren.

Në një postim në Facebook, Meta ka treguar historinë e Xhonatanit, i cili erdhi në Shqipëri nga Holanda për të shpërndarë fletëpalosjet për Belind Këlliçin.

“Xhonatani, sapo erdhi nga Hollanda, vrapoi te Adan Kaba për të bërë fushatë për të, si këshilltar në Bashkinë e Tiranës dhe për të shpërndarë fletëpalosjet për Belind Këlliçin.

Sot në mesnatë, sapo të mbaroj debatin te “Opinion” me gazetarin e njohur Blendi Fevziu, edhe unë do u bashkohem atyre.

Janë me qindra e mijëra të rinjtë tanë, që po vijnë nga jashtë, nga vendet ku studiojnë apo punojnë, që i bashkohen shtabeve tona në terren. Sepse Tirana do u përkasë të rinjve në 14 Maj!”, shkroi Meta.