May 15, 2024
Maqedoni

Për vaksinim janë paraqitur mbi 1600 fëmijë dhe të rinj

Nga e hëna fillon vaksinimi i fëmijëve dhe të rinjve të moshës 12 deri 18 vjeç. Sipas të dhënave nga sistemi kombëtar “Termini im” deri dje në mesditë gjithsej 1623 fëmijë dhe të rinj shfaqën interes për vaksinimin, informuan për MIA-n nga Ministria e Shëndetësisë. Ka 225 raste aktive të Kovid-19 në vend, dhe që nga dje, terapia më moderne për trajtimin e virusit është në dispozicion në vend.

Vaksinimi, sipas autoriteteve shëndetësore, zhvillohet normalisht në të gjitha pikat në të gjithë vendin, interesi po rritet çdo ditë, dhe deri më tani një total prej 440 299 qytetarë janë vaksinuar dhe 259 894 janë rivaksinuar.
Fëmijët dhe të rinjtë e moshës 12 deri 18 vjeç që kanë shfaqur interes për vaksinim do të marrin një takim vaksinimi sot, i cili do të fillojë të hënën. Vaksinimi do të jetë në pikat ekzistuese të vaksinimit në qytet që ata kanë deklaruar gjatë regjistrimit, informuan për MIA-n nga Ministria e Shëndetësisë.

Numri më i madh i fëmijëve dhe të rinjve të regjistruar, siç theksohet, është në Shkup, në poliklinikat “Bukuresht” – 376, “Jane Sandanski” – 267, “Çair” – 101 dhe “Bit Pazar” – 5. Në Tetovë janë regjistruar 103 fëmijë, në Manastir 99, Kumanovë 86, Ohër 76, Veles 70, Kavadar 53, Gostivar 49, Strumicë 43, Gjevgjeli 40, Shtip 38, Strugë 25, Negotinë 15, Koçan 14, dhe në qytetet tjera numrat janë nën 10. Nga dy fëmijë u raportuan në Vevçan, Demir Hisar dhe Makedonski Brod, dhe nga një në Kratovë dhe Makedonska Kamenica, theksuan nga Ministria.